Trump ndryshon mendje! I bashkohet TikTok dhe fiton 4 milionë ndjekës në ditën e parë

trump ndryshon mendje i bashkohet tiktok dhe fiton 4 milione ndjekes ne diten e pare

































Donald Trump, i është bashkuar platformës TikTok dhe ka tërhequr më shumë se 3 milionë ndjekës brenda një dite.

trump1

Vendimi për t’u bashkuar me platformën mund të ndihmojë ish-presidentin të arrijë votuesit e rinj në përpjekjen e tij të tretë për Shtëpinë e Bardhë.

Ai është në një garë të ngushtë me presidentin aktual demokrat Joe Biden para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Më herët Trump është përpjekur për të ndaluar TikTok-un, por kërkesa u bllokua nga gjykata. Në mars, ai tha se platforma megjithëse përbënte një kërcënim për sigurinë kombëtare, një ndalim i saj do të dëmtonte disa të rinj dhe vetëm do të forconte Facebook-un e Meta Platforms, të cilin ai e ka kritikuar ashpër.

Trump tashmë ka një prani aktive në rrjetet sociale me më shumë se 87 milionë ndjekës në X dhe mbi 7 milionë ndjekës në platformën e tij, Truth Social, ku poston pothuajse çdo ditë.

Trump tha në një deklaratë se do të “përdorë çdo mjet të disponueshëm për të folur drejtpërdrejt me popullin amerikan.”

@realdonaldtrump Launching my TikTok at @UFC ♬ original sound – President Donald J Trump

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts