Trump nuk kishte fuqi të deklasifikonte dokumentin për armët bërthamore

trump nuk kishte fuqi te deklasifikonte dokumentin per armet berthamore

trump nuk kishte fuqi te deklasifikonte dokumentin per armet berthamore

18:55 19/06/2023

Ekspertët: Dokumentet sekrete deklasifikohen vetëm me urdhër ekzekutiv

Edhe kur ishte president, Donald Trump i mungonte autoriteti ligjor për të deklasifikuar një dokument të lidhur me armët bërthamore të SHBA-së, për të cilin ai akuzohet.

Ekspertët e sigurisë shprehen se dokumenti sekret, i radhitur i 19 në listën e akuzave që rëndojnë  ndaj Trump për vendosjen në rrezik të sigurisë kombëtare, sipas Ligjit për Energjinë Bërthamore mund të deklasifikohet vetëm nëpërmjet një procesi ku duhet të jenë të përfshirë Departamenti i Energjisë dhe Departamenti i Mbrojtjes.

Për këtë arsye, thonë ekspertët, dokumenti bërthamor është unikal mes 31 dokumentave të radhitura në akuzë, pasi deklasifikimi i dokumentave të tjerë mund të bëhet me urdhër ekzekutiv.

“Pretendimi se ai mund ta kishte deklasifikuar nuk është i rëndësishëm në rastin e informacionit të armëve bërthamore, sepse nuk ishte klasifikuar me urdhër ekzekutiv, por me ligj,” tha Steven Aftergood, një ekspert në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë.

Pa ofruar fakte, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se i ka deklasifikuar dokumentat përpara se t’i nxirrte nga Shtëpia e Bardhë.  Reuters raporton se deklasifikimi nuk ka ndonjë peshë, pasi ish-Presidenti Trump është akuzuar sipas Ligjit për Spiunazhin, që ka përparësi mbi klasifikimin dhe që e parashikon si vepër penale mbajtjen e paautorizuar të informacionit për mbrojtjen kombëtare.

Ish-Presidenti Trump u vetëdeklarua i pafajshëm dhe u shpreh se deklasifikoi gjatë kohës që ishte ende në detyrë mbi 100 dokumenta të cilat i mori në rezidencën e tij në Florida, Mar-a-Lago.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts