Trump padit CNN për shpifje

09:11 04/10/2022

Ish-presidenti amerikan Donald Trump paditi CNN duke kërkuar 475 milionë dollarë dëmshpërblim duke pretenduar se rrjeti televiziv kishte kryer një “fushatë shpifjeje” kundër tij.

Trump pretendon në padinë e tij, të paraqitur në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Fort Lauderdale, Florida, se CNN kishte përdorur ndikimin e tij si një organizatë kryesore e lajmeve “për ta mposhtur atë politikisht”.

CNN nuk ka pranuar të komentojë mbi rastin. Trump pretendon në padinë prej 29 faqesh se CNN ka frikë se ai do të kandidonte përsëri për president në 2024. “Si pjesë e përpjekjes së saj për të anuar ekuilibrin politik në të majtë, CNN është përpjekur të njollosë Paditësin me një sërë etiketimesh gjithnjë e më skandaloze, të rreme dhe shpifëse të “racistit”, pretendon padia.

Padia liston disa raste në të cilat CNN duket se e krahason Trumpin me Hitlerin, duke përfshirë një raport special të janarit 2022 që përfshinte pamjet e diktatorit gjerman. Ish presidenti amerikan i cili në vitin 2020 humbi zgjedhjet ndaj demokratit Joe Biden, ka deklaruar se mund të rikandidojë sërish për president.

Padia vjen pasi Trump po përballet me probleme të konsiderueshme ligjore, duke përfshirë një hetim penal nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së për mbajtjen e të dhënave qeveritare në pronën e tij Mar-a-Lago në Florida pas largimit nga detyra në janar 2021.

Trump u padit muajin e kaluar nga Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Leticia James, e cila e ka akuzuar atë se ka gënjyer bankat mbi vlerën e aseteve të tij. Po ashtu edhe një komitet i ngritur nga Kongresi po heton sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA nga mbështetësit e Trump, duke u fokusuar në rolin e ish-presidentit në sulm.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *