Trump padit Departamentin e Drejtësisë

trump padit departamentin e drejtesise
trump padit departamentin e drejtesise

09:08 23/08/2022

Kërkon pezullimin e hetimit për dosjet e sekuestruara nga FBI

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump padit Departamentin Amerikan të Drejtësisë pas kontrollit të bafasishëm të FBI-së në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridas.

Në padinë e ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë kërkohet pezullimi i hetimit për dosjet e sekuestruara, e po ashtu, mbikëqyrja e tyre nga një avokat i pavarur. Në dokumentin prej 27-faqesh, thuhet po ashtu se hetimi i FBI-së nuk ka qëllime të tjera veçse politike, që synojnë të pengojnë rikandidimin e Trumpit për President të Shteteve të Bashkuara.

11 dosje të ndryshme me informacion të klasifikuar u morën në fillim të muajit Gusht në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago. Pretendohet se janë dokumente sekrete, të cilat Trump nuk i dorëzoi në arkivën presidenciale kur i mbaroi mandati por i mori me vete në mënyrë të jashtëligjshme. Ish-Presidenti kërkoi publikimin e përmbajtjes së dokumenteve, por kjo u mohua nga Departamenti i Drejtësisë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts