Trump thirrje mbështetësve të vaksinohen

15:20 17/03/2021

Ish-presidenti: Vaksina është e sigurt dhe funksionale

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje mbështetësve republikanë që të vaksinohen kundër COVID-19.

Gjatë një interviste televizive, Trump tha se vaksina është e sigurt dhe “diçka që funksionon”.

Baza e përkrahësve konservatorë të Trumpit ka qenë një prej grupeve kryesore që ka kundërshtuar programin e vaksinimit.

Ish-presidenti amerikan është kritikuar se gjatë periudhës që ka qenë në Shtëpinë e Bardhë ka minimizuar rrezikun e pandemisë.

Pas nisjes së programit të vaksinimit në Shtetet e Bashkuara, të gjithë ish-presidentët amerikanë janë deklaruar për këtë çështje dhe u kanë bërë thirrje amerikanëve që të vaksinohen. Megjithatë deri më tani, Trumpi ka heshtur për këtë temë.

“Do ta rekomandoja vaksinën. Do t’ua rekomandoja shumë njerëzve që tani nuk duan ta marrin atë dhe shumë njerëzve që votuan për mua, sinqerisht. Është emrekullueshme, e sigurt dhe diçka që funksionon”, tha ish-presidenti për televizionin “Fox News”.

Një sondazh i kryer së fundmi në ShBA nga rrjeti CBS News, tregoi se një e treta e mbështetësve republikanë janë shprehur kundër vaksinës, në krahasim me 10% të demokratëve.

Në lidhje me kandidimin për herë të dytë për postin e presidentit, Trump u shpreh se do të vendosë pas zgjedhjeve të mesmandatit në vitit 2022.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *