Trupa viktimash edhe në rrugët e Mariupolit

[embedded content][embedded content]

12:42 18/04/2022

Luftë e ashpër për marrjen e uzinës metalurgjike

Në Mariupol po përsëriten skenat e tmerrit, që dolën në dritë javët e fundit në rajonin e Kievit pas tërheqjes së ushtrisë ruse. Në këto pamje shfaqen trupa civilësh të pajetë në anë të një prej bulevardeve kryesorë të qytetit jugor ukrainas.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se trupat mund të kenë disa kohë që qëndrojnë rrugëve, ndërsa janë mbuluar nga banorët e zonës, të cilët siç duket edhe në pamje përmballen me pamje të tilla tmerri në çdo orë të ditës kur kalojnë për punët e përditshme.

Pamjet publikohen teksa rusët pretendojnë marrjen e kontrollit të plotë të zonës urbane të Mariupolit. Por kryeministri Denis Shihal tha për mediat amerikane se jo i gjithë qyteti është në duart e rusëve. Beteja është përqendruar në uzinën metalurgjike Azovstal, e konsideruar si më e madhja në Europë.

Pamjet e mediave ruse tregojnë tymin që del nga uzina, çka mund të jetë dëshmi e luftimeve të ashpra që zhvillohen atje këtë të Hënë. Moska njoftoi më herët se do t’a rrafshojë uzinën, brenda së cilës nuk pranuan të dorëzohen rreth 400 ushtarë ukrainas.

Ky kërcënim vjen edhe si hakmarrje për fundosjen javën e kaluar të kryqëzorit flamur “Moskva” në Detin e Zi nga predhat ukrainase. Në Tuiter është publikuar fotoja e parë që tregon flakët në anijen ruse, para fundosjes. Në ditën e 54 të sulmit rus, predhat goditën disa depo armatimi edhe në perëndim të Ukrainës, në Lviv, ku deri më tani flitet për 6 viktima.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.