Trupat amerikanë do të tërhiqen në 11 Shtator

14:00 14/04/2021

Ushtarët ishin planifikuar të largoheshin nga Afganistani në 1 Maj, por misioni ishte shumë i vështirë

Presidenti i SHBA Joe Biden ka deklaruar se do të bëjnë tërheqje të trupave nga Afganistani deri më 11 Shtator.

Gjatë fushatës presidenciale Biden u zotua që t’i tërhiqte trupat në 1 Maj, por misioni në një afat kohor kaq të vogël është i vështirë për t’u përmbushur. Zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s kanë thënë se Talibanët, një lëvizje islamike e vijës së ashpër, deri më tani nuk kanë arritur të përmbushin zotimet për të zvogëluar dhunën.

Talibanët janë paralajmëruar se nëse ata sulmojnë trupat amerikane gjatë fazës së tërheqjes, ata do të japin një përgjigje të fuqishme. Biden ka bërë të ditur se një tërheqje e nxituar do të vinte në rrezik forcat amerikane.

Ekspertët janë shprehur se ritmi i ngadaltë i bisedimeve midis negociatorëve afganë dhe talibanë deri më tani mund të sjellë vështirësi në arritjen e një marrëveshje për ndarjen e pushtetit përpara se trupat amerikane të tërhiqen. Ndoshta dëshira e talibanëve për legjitimitet ndërkombëtar do t’i çojë ata në kompromis.

11 shtatori është një datë shumë simbolike, që përkon me 20-vjetorin e sulmeve të Al Kaidës mbi Shtetet e Bashkuara, gjë që e shtyu Presidentin e atëhershëm George W. Bush të niste konfliktin. Lufta i ka kushtuar jetën e 2,400 anëtarëve të shërbimit ushtarak amerikan.

Klan News  

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *