Trupat izraelite pësojnë humbjen më të madhe në Gaza

trupat izraelite pesojne humbjen me te madhe ne gaza
trupat izraelite pesojne humbjen me te madhe ne gaza
[embedded content][embedded content]

21:45 23/01/2024

Rrethohet plotësisht qyteti Khan Younis ku janë strehuar qindra e mijëra palestinezë

Një ditë e zezë për ushtrinë izraelite që lufton në Rripin e Gazës. 24 ushtarë u vranë në 24 orë, ndërsa rrethohej qyteti kryesor i Gazës Jugore, Khan Younis duke bllokuar banorët palestinezë që përpiqeshin të iknin.

Izraeli tha se qëllimet e luftës së tij kundër lëvizjes Hamas që drejton Gazën mbeten të pandryshuara dhe se po bëhen më shumë përpjekje për lirimin e 132 pengjeve izraelite.

Shefi i shtabit të përgjithshëm Herzi Halevi tha të martën se ndjen koston e madhe dhe të dhimbshme të luftës, pas vdekjes së 21 ushtarëve gjatë një shpërthimi të vetëm në Gaza. Tre të tjerë, u raportuan të vrarë në një sulm të veçantë. Deklarata e tij erdhi pas vizitës në vendin e shpërthimit dhe takimit me komandantët.

“Sot, ne ndjejmë koston e madhe dhe të dhimbshme të luftës, por ajo që po luftojmë është e nevojshme dhe e justifikuar. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të drejtën tonë të qartë për të jetuar këtu të sigurt.”

21 rezervistë vdiqën në një shpërthim të shkaktuar nga minat që forcat izraelite kishin vendosur në dy ndërtesa për t’i shkatërruar ato, tha në një njoftim Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF). Mendohet se një raketë e gjuajtur nga luftëtarët e armatosur palestinezë goditi një tank që ruante trupat.

“Përjetuam një nga ditët tona më të vështira që nga shpërthimi i luftës”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu.

Funeralet e para për të vrarët u mbajtën pranë malit Herzl në Jerusalem. Shumë prej të pranishmëve mbanin uniforma ushtarake dhe skena ishte plot me flamuj izraelitë blu dhe të bardhë.

Vdekja e ushtarëve erdhi në ditën kur Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) nisën operacionin e tyre më të madh, për të kapur pjesët e mbetura të Khan Younis-it, qytetit kryesor jugor të Gazës, ku po strehohen qindra mijëra palestinezë të zhvendosur.

Tanket izraelite, duke avancuar në perëndim drejt Mesdheut, mbyllën rrugën drejt bregut të martën, duke bllokuar rrugën e largimit për civilët që përpiqen të arrijnë në Rafah. Të paktën 195 palestinezë u vranë në hapësirën e 24 orëve, duke e rritur numrin e dokumentuar të viktimave në 25,490.

Forcat izraelite kanë bllokuar spitalet, gjë që e bën të pamundur shpëtimin e të plagosurve. Në Spitalin Europian, në Khan Younis, Ahed Masmah solli pesë kufoma, të grumbulluara në një dyshek mbi karrocën e tij të tërhequr me gomar.

“I gjeta me fytyrat poshtë në rrugë”, tha ai.

Në spitalin kryesor Nasser të Khan Younis-it, më i madhi që ende funksionon në Rripin e Gazës, trupat po varroseshin në tokë, sepse është e pasigurt dalje në varreza.

Izraeli vijon të thotë se luftëtarët e Hamasit operojnë brenda dhe përreth spitaleve, gjë që stafi i spitalit dhe Hamasi e mohojnë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts