
13:29 26/09/2021
Ky është incidenti më i rëndë i dhunës pas konfliktit të Majit
Trupat izraelite kanë vrarë të paktën katër militantë të Hamasit pas bastisjes në Bregun Perëndimor. Kryeministri izraelit Naftali Bennett, në një deklaratë, tha se forcat izraelite kishin kryer një operacion kundër terroristëve të Hamasit që ishin gati të sulmonin.
Por, ai nuk dha detaje të tjera lidhur me ngjarjen .Mësohet se tre palestinezë u vranë në fshatin Biddu të Bregut Perëndimor, në veriperëndim të Jeruzalemit ndërsa tjetri në Burqin, një fshat pranë qytetit palestinez Jenin.
Mediat bëjnë me dije se katër militantët janë vrarë në disa vende të Bregun Perëndimor dhe se qëllimi i këtij operacioni ishte kapja e anëtarëve të Hamasit.
Ky është incidenti më i rëndë pas luftës 11 ditore mes Izraelit dhe Hamasit rripin e Gazës gjatë muajit Maj.
Zyrtarët izraelitë kanë shprehur prej kohësh shqetësimin se Hamasi, i cili drejton Rripin e Gazës, synon të fuqizohet në Bregun Perëndimor duke rritur rreziqet e sigurisë për Izraelin.
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al