“Trupat ruse do kapitullojnë në 2-4 javë”

19:00 29/04/2022

Sulmi i Rusisë mbi Donbasin ka nisur dhe beteja për rajonin do të përfundojë brenda dy deri në katër javë, thotë eksperti ushtarak Dr Mike Martin. Studiuesi i luftës në King’s College në Londër thotë: “Në thelb rusëve do t’u mbarojnë trupat dhe ukrainasit do të kundërsulmojnë. Besoj se rusët shpërdoruan shansin e vetëm që kishin për të marrë rajonin. Ata tërhoqën të gjitha njësitë e rraskapitura nga Kievi dhe më pas u përpoqën t’i rimëkëmbnin për luftime në lindje“, shpjegon ai.

Por sipas tij trupat ishin të ezauruara nga beteja për kryeqytetin ukrainas dhe Rusia nuk arriti t’i rimëkëmbte dhe të ndërmerrte një manovër të guximshme.

Sipas Martin ka pasur një “ndryshim të madh strategjik” në luftë, me Britaninë e Madhe që deklaron se qëllimi i saj është të pastrojë Ukrainën nga forca ruse, përfshirë Krimenë. Ai shton se Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss e ka gabim kur thotë se për këtë do të duhen 10 vjet, duke këmbëngulur se forcat ruse do të bien përpara dhe se do shohim një grusht shteti.

Dhe me njoftimin e SHBA për një tjetër paketë ndihme prej 33 miliardë dollarësh për Ukrainën, “ky është një sinjal jashtëzakonisht i qartë për përmbushjen e këtij synimi”, sipas Martin.

Kjo gjithashtu do të thotë se NATO dhe SHBA kanë vendosur që Vladimir Putin po bën blof për përdorimin e armëve bërthamore nëse NATO-ja bën përpara, shton ai./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.