Trupat ruse në kufi me Ukrainën, Finlanda rrit gatishmërinë ushtarake: Duhet të jemi të përgatitur, sjellja e Rusisë është e paparashikueshme

trupat ruse ne kufi me ukrainen finlanda rrit gatishmerine ushtarake duhet te jemi te pergatitur sjellja e rusise eshte e paparashikueshme
trupat ruse ne kufi me ukrainen finlanda rrit gatishmerine ushtarake duhet te jemi te pergatitur sjellja e rusise eshte e paparashikueshme

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë bërë që Finlanda të rrisë gatishmërinë e saj ushtarake.

Finlanda e cila nuk është vende anëtare e NATO-s dhe ka një histori të gjatë dhe të vështirë me Rusinë, ka rritur gatishmërinë për shkak të paqëndrueshmërisë së situatës.

‘Gatishmëria e forcave të mbrojtjes finlandeze është rritur për shkak të faktit se situata në zonat e afërta është bërë e paqëndrueshme’, ka bërë me dije koloneli Peteri Kazanma, kreu i Departamentit të luftës në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Finlandës.

Ndërsa foli në emër të forcave të armatosura, Kazanma tha se paqëndrueshmëria në rajonin e Detit Baltik buron nga sjellja e paparashikushme e Rusisë.

Rusët i kanë bërë të qarta qëllimet e tyre, por ne ende nuk dimë se çfarë veprimesh janë të gatshëm të ndërmarrin’, ka thënë më tej ai.

Forcat e Armatosura Finlandeze njoftuan për stërvitje më të gjera që do të zhvillohen në Helsinki dhe zonën përreth kryeqytetit javën e ardhshme.

‘Finlanda nuk është një objektiv i ndonjë kërcënimi ushtarak, por forcat e mbrojtjes duhet të jenë ende tëpërgatitura për çdo veprim të mundshëm.”, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts