“Trupat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e një autostrade kyçe”, “VOA”: Rusia zgjeron territorin e pushtuar në lindje të Ukrainës

Moska zgjeroi territorin që kontrollon në lindje të Ukrainës pas pushtimit të dy fshatrave të enjten, Loskutivkas-in dhe Rai-Oleksandrivkas-in.

Autoritetet ushtarake britanike dhe ukrainase njoftuan se trupat ruse po përpiqen gjithashtu të marrin kontrollin e një autostrade kyçe në jugperëndim, e cila lidh Bakhmutin me Lysychanskun, në një përpjekje për të bllokuar korridoret e furnizimit, si dhe për të rrethuar forcat ukrainase, që ndodhen në vijën e parë të frontit.

Autoriteteve ukrainase bënë të ditur se autostrada (Bakhmut-Lysychansk) nuk është në përdorim për shkak të sulmeve të ashpra me artileri dhe se forcat ukrainase po furnizohen përmes një rruge alternative.

Sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes forcat ukrainase ishin tërhequr nga disa zona pranë qytetit Lysychansk, për të shmangur mundësinë e rrethimit, në një kohë kur trupat ruse kanë dërguar përforcime dhe i kanë përqendruar sulmet në këtë zonë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se pas kapjes se dy fshatrave, trupat ruse po përpiqen të marrin kontrollin edhe të Syrotynes, një qytezë pranë Sievierodonetskut, qendra administrative e rajonit të Luhanskut.

Për javë të tëra, forcat ruse kanë bombarduar Sievierodonetskun nga ajri dhe toka. Tashmë forcat ukrainase ndodhen të ngujuara brenda uzinës kimike Azot së bashku me rreth 500 civilë.

Sipas burimeve britanike të zbulimit, që nga e diela, trupat ruse ka të ngjarë të ketë përparuar më shumë se pesë kilometra drejt pjesës jugore të Lysychanskut.

Pas një përpjekjeje të dështuar për të kapur kryeqytetin e Ukrainës në fazën e hershme të sulmit, që nisi më 24 shkurt, forcat ruse janë përqëndruar tashmë në qendrën industriale lindore të Ukrainës në Donbas, ku forcat ukrainase kanë luftuar me separatistët e mbështetur nga Moska që nga viti 2014.

Ushtria ruse kontrollon aktualisht rreth 95% të rajonit të Luhanskut dhe rreth gjysmën e rajonit të Donbasit./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.