
Presidenti Volodymyr Zelensky ka folur për kundërsulmin e Ukrainës. Gjatë një interviste me NBC News, ai tha se lajmet nga vija e frontit kanë qenë “përgjithësisht pozitive”, por shtoi se situata është “e vështirë”, raporton skynews.
Kundërsulmi është shumë i rëndësishëm për Ukrainën, jo vetëm për të rifituar territorin, por edhe për të dëshmuar se mbështetja miliardëshe e Perëndimit nuk po shpërdorohet. “Populli ynë heroik, trupat tanë që tani ndodhen në frontin e parë ballë për ballë me rezistencën shumë të vështirë, dhe ne kuptojmë pse, sepse për Rusinë humbja e kësaj fushate kundër Ukrainës, do të thoshte, në fakt, humbje e luftës”, tha ai.
Theksojmë se ukrainasit kanë nisur kundërsulmin e shumëpritur, ku deri më tani kanë çliruar rreth 100 kilometra/katrorë. Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al