
16:16 11/03/2022
Sipas ushtrisë ukrainase, një komandant ushtarak rus është vrarë orët e fundit nga trupat ukrainase. Vdekja e generalmajor Andrei Kolesnikov u përshkrua nga një zyrtar ukrainas si një “lajm i mirë”. Ky informacion është raportuar fillimisht nga agjencia e lajmeve Interfax e Ukrainës.
Kjo nuk është hera e parë që Ukraina pretendon se ka vrarë një gjeneral rus pasi më herët tha se gjeneralmajor Vitaly Gerasimov u vra në një betejë pranë qytetit lindor të Kharkiv të martën e kësaj jave.
Sky News raporton se Gerasimov, shefi i shtabit të ushtrisë së 41-të, vdiq së bashku me oficerë të tjerë rusë të paidentifikuar./tvklan.al