Tualeti 2.700 vjeçar i gjetur në Jeruzalem ishte një luks i rrallë

Arkeologët izraelitë kanë gjetur një tualet të rrallë të lashtë në Jeruzalem që daton më shumë se 2,700 vjet, kur banjat private ishin një luks në qytetin e shenjtë, thanë autoritetet.

Autoriteti Izraelit i Antikiteteve tha se tualeti i lëmuar dhe i gdhendur gëlqeror u gjet në një kabinë drejtkëndëshe që ishte pjesë e një rezidencë të gjerë me pamje nga ajo që tani është Qyteti i Vjetër. Ishte projektuar për ulje të rehatshme, me një gropë septike të thellë të gërmuar poshtë.

“Një kabinë tualeti private ishte shumë e rrallë në antikitet, dhe vetëm disa u gjetën deri më sot,” tha Yaakov Billig, drejtor i gërmimit.

“Vetëm të pasurit mund të kishin të tilla tualete,” tha ai, duke shtuar se një i famshëm dikur sugjeroi që të jesh i pasur do të thotë “të kesh një tualet pranë tryezës”.

Kockat e kafshëve dhe qeramika të gjetura në gropën septike mund të hedhin dritë mbi stilin e jetës dhe dietën e njerëzve që jetonin në atë kohë, si dhe sëmundjet e lashta..

Arkeologët gjetën kapitele dhe kolona guri të asaj kohe, dhe thanë se kishte dëshmi të një kopshti aty pranë me pemishte dhe bimë ujore – më shumë dëshmi se ata që jetonin atje ishin mjaft të pasur.

Ap21278443868944

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *