Tubime të ashpra kundër Covid-19 në Poloni/ Protestuesit djegin qendrat e vaksinimit, kryeministri Moraëiecki: Autorët do të dënohen rëndë

Shumë shtete të Europës janë përfshirë nga protesta kundër masave të reja apo vaksinimit të detyrueshëm.

Në Poloni një grup protestuesish u kanë vënë flakën 2 qendrave të vaksinimit pas 7 ditësh tubime.

Polonia njoftoi sot se do të forcojë sigurinë e qendrave të vaksinimit.

“Fatkeqësisht, këto incidente përsëriten”- u tha gazetarëve kryeministri, Mateusz Moraëiecki.

“Ata të gjithë do të dënohen rëndë, në përputhje me ligjin, dhe ne, përveç kësaj, do të marrim masa për të forcuar sigurinë e të gjitha këtyre qendrave”-shtoi ai.

Shefi i policisë, Jaroslav theksoi se këto ishin “incidente tronditëse” dhe njoftoi se personeli i sigurisë do të ishte i pranishëm “ditë e natë” pranë qendrave të vaksinimit.

Qeveria ka inkurajuar polakët që të vaksinohen, por shkalla e vaksinimeve është ngadalësuar ndjeshëm dhe mbetet relativisht e ulët në rajonet jugore dhe lindore të vendit.

Shumë pika vaksinimi po mbyllen për shkak të kërkesës së ulët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *