Tufa e elefantëve mësyn në zonat e banuara, autoritetet kineze në alarm, evakuohen 150 mijë banorë

Më shumë se 150 mijë njerëz janë evakuuar në Kinë, për shkak të kalimit të një tufe elefantësh.

Sipas BBC, autoritetet në provincën Yunnan, kishin frikë nga konflikti midis banorëve dhe 14 elefantëve aziatikë, të cilët kanë muaj që po “emigrojnë”.

Më shumë se 25 mijë policë, janë vendosur në monitorim të tufës, për të ndjekur rrugën që ato do të përshkojnë dhe për të mos rrezikuar banorët.

Prej 17 muajsh, kafshët shumë tonëshe janë parë nëpër fusha dhe qytete, duke ngrënë drithërat dhe agrumet e fshatarëve me vlera miliona dollar, si dhe kanë dëmtuar jo pak banesa.

Wan Yong, i cili drejton ekipin që monitoron elefantët, tha në një konferencë shtypi të hënën se tufa kishte kaluar lumin Yuanjiang dhe po vazhdonte të drejtohej në jug.

Gardhe elektrike dhe rrugë artificiale janë përdorur për të siguruar që kafshët të ndjekin rrugën e duhur, shkruajnë autoritetet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *