Tuhel u tërbua me arbitrin pas eliminimit, zbulohet pse Marciniak po qeshte me Ançelotin









Tomas Tuhel, trajneri i Çelsit, ka kritikuar ashpër gjyqtarin polak Marciniak pasi skuadra e tij doli nga Liga e Kampioneve në duelin në “Santiago Bernabeu” përballë Real Madrid. Trajneri deklaroi menjëherë pas sfidës se kishte qenë shumë i inatosur kur e kishte parë gjyqtarin teksa qeshte me Ançelotin në fund të duelit.

tuchel-ancelotti-arbitro-real-madrid-chelsea-1200x900

Akuza e tij bëri xhiron e rrjetit dhe sigurisht nuk munguan edhe “komplotistët” e zakonshëm të cilët akuzuan për tendencën e gjyqtarëve për të mbrojtur Realin. Por në fakt është zbuluar se arsyeja pse ai po qeshte në ato momente me teknikun italian, ishte një batutë e këtij të fundit.

Mediat italiane raportojnë se duke dalë nga fusha, Ançeloti i është drejtuar në anglisht gjyqtarit polak. “Ke dhënë 3 minuta shtesë pas 120 minutash pasi dëshiron që të më plasë zemra?”, mësohet t’i ketë thënë me humor Ançeloti dhe aty gjyqtari nuk ka mbajtur dot të qeshurën. Një skenë që është keqinterpretuar nga Tuhel i cili bëri atë reagim në konferencën për shtyp pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.