“Tuku” Korrea skanon karrierën e tij: Interi nuk do të lëshojë asgjë, Lautaro më detyron të…








Hoakin Korrea është ende i dëmtuar dhe ndërkohë që po synon rikthimin brenda 10 ditësh, nuk ka ngurruar të skanojë për “Inter TV” gjithë karrierën e tij, nga fëmijëria tek idhujt e klubet, nduke u përqendruar tek aventura e tij zikaltër, një ëndërr që flinte prej kohësh.

korrea

FËMIJËRIA DHE VERON – “Të gjithëve na ka pëlqyer futbolli si fëmijë, por mendoj se mua më shumë se të gjithëve. Kam nisur si trekuartist dhe pastaj mora rolin që kam tani.

Huan Sebastian Veron ka pasur një ndikim të madh tek unë. Në ndeshjen time të dytë ishte dita e fundit e Huanit me Estudiantesin dhe ishte një festë madhështore, me të gjithë që prisnin daljen e tij nga fusha dhe me mua që do ta zëvendësoja.

Është një foto nga ky moment që e mbaj gjithmonë në shtëpi sepse ai më ka ndihmuar shumë, jo vetëm në futboll. Ishte shumë i rëndësishëm për mua dhe kur erdha tek Interi më mori dhe më tha se ishte skuadra e duhur për mua. E falënderoj shumë, dukej si një bekim”.

KLUBET E KARRIERËS – “Eksperienca me Sampdorian më ka mësuar shumë edhe pse kam pasur disa dëmtime. Kam pasur një shok skuadre si Eto që pavarësisht se ka qenë në fundin e karrierës, më ka dhënë shumë këshilla.

Doja me çdo kusht të vija në Europë dhe Sampi ma dha mundësinë. Kam gabuar edhe një rast flagrant përballë Interit që akoma nuk e besoj se si, por me sa duket, isha që atëherë interist (qesh).

Pastaj me Seviljen ishim shumë argjentinas dhe ishte shumë bukur, aq më tepër të përballeshe me Realin e Madridit. Kam mësuar shumë mbi futbollin europian në Spanjë. Nuk mund të lë pa përmendur Lacion ku jam ndier gjithmonë në shtëpi, më kanë trajtuar shumë mirë”.

INZAGI – “Që kur ishim te Lacio, kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Ai është nga ata trajnerë që më lejon të luaj futbollin tim edhe pse i kushton rëndësi fazës mbrojtëse. Mua më kërkon gjithmonë të shtyj para dhe të jap gjithmonë më të mirën time. Kemi fituar një Kupë Italie dhe një Superkupë me Lacion, kujtime të mrekullueshme”.

LAUTARO – “Është shumë bukur të luash me të, kemi një raport të shkëlqyer. Duam të dy të fitojmë dhe na ndihmon fakti që luajmë si në klub dhe në kombëtare bashkë. Kush përgatit maçan? Gjithmonë unë, edhe pse mund të acarohet që po e them, por është e vërteta.

Me të fituam dhe Kupën e Amerikës, që ishte një nga emocionet më të mëdha të karrierës sime. E donte gjithë vendi një arritje të tillë sepse mungonte prej kohësh, plus që e fituam në Brazil dhe na shijoi edhe më”.

PROVA ME INTERIN – “Isha një djalosh që e kisha ëndërr t’i bashkohesha Interit, por nuk ndodhi deri tani kur jam në momentin e duhur pasi kam edhe eksperiencë.

Sa herë që shikoj foton që kam me Zanetin, e di që duhet të qëndroj me këmbë në tokë dhe tani që jam këtu, e vlerësoj më shumë.

I vetmi qëllim që kam tani është të rikuperohem dhe të rikthehem në dispozicion të trajnerit sa më parë, për të ndihmuar gjithë skuadrën të arrijë objektivat. Jemi në një moment të rëndësishëm dhe nuk duam të lëmë asgjë të na shpëtojë nga duart”.

Përgatiti: NISLI GJINI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.