Tunizi/ Shkarkohet ministri i Shëndetësisë, për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë

Kryeministri i Tunizisë Hichem Mechichi ka shkarkuar ministrin e Shëndetësisë Faouzi Mehdi  pas rritjes së rasteve  të koronavirusit në vendin e Afrikës Veriore.

Ministria tha në fillim të këtij muaji se sistemi shëndetësor i Tunizisë ishte “shembur” nën peshën e pandemisë, e cila ka shkaktuar më shumë se 17,000 vdekje në një popullsi prej rreth 12 milionë.

Zyra e kryeministrit njoftoi shkarkimin e Mehdiut në një deklaratë të shkurtër të dhënë të martën, pa dhënë një arsye për lëvizjen.

Ai tha se ministri i Çështjeve Sociale Mohamed Trabelsi do të drejtojë tani ministrinë e Shëndetësisë.

Mehdi hapi stacionet e vaksinimit për të gjithë tunizianët mbi moshën 18 vjeç .

Ministria kufizoi mundësinë e vaksinimit për ata të moshës mbi 40 për të shmangur një nxitim të ri.

Shkarkimi i Mehdiut është një rast tjetër i paqëndrueshmërisë në një qeveri që ka parë disa ministra të japin dorëheqjen.

Të dielën, Tunizia raportoi 117 vdekje të reja nga koronavirusi dhe 2,520 raste të reja.

Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Nissaf Ben Alya tha më 8 korrik se gjendja shëndetësore ishte “katastrofike”, duke i thënë një radio lokale se “për fat të keq, sistemi shëndetësor është shembur”.

Disa trupa të viktimave të COVID-19 janë lënë të shtrirë në dhoma pranë pacientëve të tjerë për deri në 24 orë sepse nuk kishte personel të mjaftueshëm për të organizuar transferimin e tyre në morg.

Ministrisa e Shëndetësisë tha se spitalet speciale në terren të ngritura muajt e fundit nuk janë më të mjaftueshme.

Pas njoftimit të Ben Alya, qeveria e Libisë fqinje e shkatërruar nga lufta tha se kishte vendosur të mbyllte kufirin e tyre të përbashkët dhe të pezullonte lidhjet ajrore me Tunizinë për një javë.

Që nga 20 qershori, autoritetet kanë vendosur një bllokim total në gjashtë rajone dhe një bllokim të pjesshëm në kryeqytet.

Tunizianët kanë jetuar një dekadë të paqëndrueshmërisë politike dhe krizës ekonomike që nga revolucioni i tyre i vitit 2011 i cili përmbysi diktatorin Zine El Abidine Ben Ali, duke lënë shërbimet publike jetike të shkatërruara.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *