
Kryeministri Edi Rama ka komentuar mos pritjen nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për mediat kosovare. Rama u shpreh se nuk mund të interpretojë qëndrimin e Kurtit dhe se për më tepër detaje duhet të pyetet lideri i Kosovës.
“Është shumë e rëndësishme që në përgatitjen e këtij samiti të ndërtojmë një pozicion të përbashkët dhe për të formëzuar një qëndrim të përbashkët. Procesi i Berlinit udhëhiqet nga Gjermani dhe e dimë shumë mirë se çfarë roli ka Gjermania në BE. Kosova ka nevojë sot më shumë se kurrë për të folur konkretisht për atë që duhet të jetë e ardhmja jonë e përbashkët. Nga ana tjetër ka një samit të NATO-s dhe në NATO është e pashmangshme që të trajtohet dhe kjo temë e befasishme por reale dhe konkrete që vjen si një temë e kërcënimit të sigurisë si pasojë e atyre gjërave që po ndodhin në veriun e Kosovës. Ne kemi marrë përsipër të përgatisim një raport për gjithë anëtarët e NATO-s.”, tha Rama.
Rama ndodhet në Kosovë në kuadër të turit ballkanik. Ai u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por u refuzua nga Kurti. Lidhur me këtë Rama tha se nuk mund të interpretojë qëndrimin e homologut.
“Për këtë duhet të pyesni Albinin, nuk mund të interpreton qëndrimin e tij. Gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit takohen, të flasin, për më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme. Duke u takuar dhe duke folur mbase kuptojnë më mirë qëndrimin e njëri-tjetrit. Unë jam përpjekur të komunikoj por ka qenë e vështirë.”, u shpreh Rama.
Gjithashtu Rama tha se nuk ka shkuar në Kosovë të bëjë takim me ndonjë interes të posaçëm politik. Ai shtoi se ndodhet në Kosovë për procesin e Berlinit ku çdo vend është i interesuar të marrë pjesë.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al