Turi i kryeministrit në Ballkan/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës pas takimit me Ramën: Së shpejti mund të takohet me Kurtin, raportet mes tyre…

Pas presidentes Vjosa Osmani, kryeministri Edi Rama në vizitën e tij në Kosovë u takua edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Gjatë një komunikim për media, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca nuk  e ka përjashtuar mundësinë e një takimi Rama-Kurti.

“Rama i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën. Ai e ka presionin me sa duket më shumë se ne. Ne s’kemi probleme me Shqipërinë, duket sikur problemi ka ardhur nga andej jo nga ne. Ata mund të takohen së shpejti edhe pse jo sonte”, ka thënë ai.

Më tej Konjufca deklaroi se raportet e kryeministrit Albin Kurti, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, janë lënduar, por sipas tij, nuk janë acaruar sa për të mos u takuar, shkruajnë mediat në Kosovë.

Kryeministri Rama vizitoi Kosovën në kuadër të turit të tij Ballkanik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts