Turistët kthehen në Paris pas pandemisë

22:20 12/05/2022

Operatorët turistikë presin një rritje të turistëve nga vendet e tjera të Europës

Në një pasdite me diell këtë javë, ky i ri shkrepi disa foto për motrën e tij pranë Kullës Eiffel, dy nga shumë turistë që po shijojnë  pushimet e vonuara në Paris për shkak të pandemisë Covid-19.

Udhëtimi në kryeqytetin francez ishte një dhuratë diplomimi për britaniken Rebekah Mithinji, i planifikuar fillimisht për vitin 2020. Dy vjet më vonë më në fund ajo ia doli të mbërrinte në Francë së bashku me vëllanë e saj i cili shprehet mjaft entuziast për atmosferën.

“Të ecësh nëpër rrugë, të shohësh fytyrat e njerëzve pa maska, të shkosh në restorante, të ndjesh energjinë e njerëzve rreth teje pa distancë sociale , është kaq bukur”.

Operatorët turistikë parashikojnë se numri i vizitorëve do të pesëfishohet në periudhën Maj-Korrik krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ata presin që të vijnë turistë kryesisht nga Spanja, Gjermania, Britania e Madhe dhe Italia.

Ky menaxher i një restoranti në kryeqytetin francez u shpreh mjaft i lumtur për rikthimin e turistëve. “Jemi shumë të lumtur që mund ta mbushim plotësisht restorantin sërish dhe që ka këtë atmosferë në shesh”.

Pronarët e hoteleve kanë vënë re gjithashtu një rritje të prenotimeve këtë pranverë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts