Turistët u larguan pa paguar nga restoranti në Berat, ambasada italiane merr në dorëzim faturën: Sipas porosisë së Melonit…

Ambasada Italiane njoftuar se ka bërë pagesën në restorantin në Berat, ku disa ditë më parë një grup me katër turistë italianë u larguan pa paguar faturën.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në një prej restoranteve të njohura të Beratit. Ishte vetë restoranti që denoncoi publikisht turistët italianë që ishin larguar pa paguar faturën e ngrënies.

Restoranti publikoi në rrjetet sociale videot e kamerave të sigurisë. Në to shfaqeshin katër turistë italianë që shfrytëzojnë derën e pasme të tij për t’u larguar.

REAGIMI:

Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më.

Lidhur me pagesën e llogarisë së restorantit në Berat, pagesë e cila nuk ishte kryer nga turistë italianë, saktësojmë se pagesa u bë me fonde personale të Kryeministres Meloni nëpërmjet Ambasadës e cila thjesht kreu pagesën materialisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts