Turistët ukrainas pozuan topless në Turqi, banorët e quajnë sjelle të turpshme gjatë Ramazanit

23:54 07/05/2021

Banorët e qytezës bregdetare Mugla në Turqi janë habitur

Në një kohë kur vendi është në karantinë të plotë dhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, 8 turistë ukrainas kanë zgjedhur brigjet turke për të kaluar pushimet. Por qytetarëve nuk u ka pëlqyer fakti se 2 djemtë dhe 6 vajza janë shfaqur topless në mjetin lundrues. Ata kanë fiksuar me kamerën e telefonit këtë moment kur të rinj bëjnë poza të ndryshme dhe këto çaste i ruajnë në telefonat e tyre.

Në media dhe rrjetet sociale kjo video është bërë virale duke u konsideruar një shfaqje e turpshme nga turistët ukrainas. Pamjet e publikuara kanë hapur debatin se a duhet lejuar qarkullimi i jahteve në kohën e izolimit të plotë dhe autoritetet kanë shtuar kontrollet për lëvizjen në det.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *