Turistja arrestohet pasi vizitoi banjat termale me acid

19:10 31/08/2021

Një turiste që po vizitonte Parkun Kombëtar të Yellowstone në SHBA u burgos pasi u nda nga grupi për të hyrë në zonat e ndaluara si banjat termale me acid. Në këto burime ujore, një burrë përfundoi duke u zierë i gjallë dhe më pas i tretur nga acidi.

26-vjeçarja u nda nga grupi dhe me dy persona të tjerë që e shoqëronin iu drejtuar gejzerit dhe pishinës termale në park duke shkaktuar shqetësim të madh. Ajo mori një dënim një-javor në burg dhe një gjobë totale prej 2040 dollarë.

“Zonat e sigurta në basenet e gejzerave mbrojnë vizitorët dhe formacionet delikate termale. Toka është e brishtë dhe e hollë, ndërsa uji përvëlues nën sipërfaqe mund të shkaktojë djegie të rënda. Ndonëse një dënim me burg mund të duket e ashpër, është më mirë se periudha në repartin e djegieve në spital”, tha një nga përfaqësuesit e autoriteteve të parkut.

Në vitin 2016, një 23-vjeçar ndërroi jetë pasi rrëshqiti, ra në ujin përvëlues dhe më pas trupi i tij u tret nga acidi i lartë i pranishëm në ujë, duke mos i lënë asnjë mundësi skuadrës së shpëtimit.

Në parkun Yellowstone temperatura e ujit është zakonisht 93 gradë Celsius, por nuk janë të pakta rastet kur arrin temperaturën e zierjes, 100 gradë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *