Turizmi i vaksinave kundër koronavirusit

08:50 18/07/2021

Pabarazia globale në shpërndarjen e vaksinave është një nga pengesat kryesore në përpjekjet për t’i dhënë fund pandemisë. Por ka nga ata që janë në gjendje të udhëtojnë në vendet më të pasura, duke marrë parasysh distancën dhe konston e lartë për të bërë një vaksinë.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara punonjësit shëndetësorë po përpiqen të bindin qytetarët që hezitojnë që ta bëjnë vaksinën kundër koronavirusit, të tjerë në botë jo vetëm janë të gatshëm të vaksinohen, por bëjnë përpjekje shtesë për të gjetur një vaksinë.Suli Razak fluturoi nga Indonezia drejt Shteteve të Bashkuara për të bërë një vaksinë.

“Fëmijët e mi ndjekin shkollën në SHBA. Pasi e menduam, ne vendosëm të merrnim vaksinën në SHBA, ndërsa vizitonim fëmijët”, thotë Suli Razak, turiste nga Indonezia.

Ashtu si shumë vende në botë, edhe Indonezia po vuan nga mungesa e vaksinave, ndërsa autoritetet kanë regjistruar një numër të lartë infeksionesh me COVID, përfshirë dhe variantin Delta.

Kështu në muajin qershor, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj 16- vjeçare, Suli Razak fluturoi për 21 orë, nga Xhakarta për në Nju Jork. Dy ditë më vonë, ata bënë dozën e parë të vaksinës Pfizer në një farmaci.

“Para se të vinim këtu në SHBA, ne kishim lexuar se ishte e lehtë të vaksinoheshe. Rezulton se ishte vërtetë e lehtë”, thotë ajo.

Edhe Angky Banggaditya pas vizitoi qytetin e Nju Jorkut në muajin mars, arriti të marrë vaksinën me një dozë të kompanisë Johnson&Johnson. Qyteti kishte nisur një program për të vaksinuar turistët, si pjesë e përpjekjeve për të rritur turizmin.

“Nuk isha i sigurt se do ta bëja vaksinën menjëherë. Por pas tre-katër ditësh arrita të lë një takim për të bërë vaksinën”, thotë Angky Banggaditya, turist nga Indonezia.

Të paktën njëzet e katër shtete në SHBA nuk kërkojnë prova se ju jeni banor i një shteti, për të bërë vaksinën kundër COVID-19.

Për agjencitë e udhëtimit në Indonezi, kjo është bërë një mundësi për të ringjallur biznesin e tyre, të goditur rëndë nga pandemia. Agjencitë e udhëtimit ofrojnë mundësi për t’u vaksinuar në SHBA.

“Ne kemi më shumë se 30 njerëz që presin”, thotë Muhamed Ramdhani, punonjës në një agjenci udhëtimesh.

Çmimet për udhëtimet janë të ndryshme, por shumë banorë nga Indonezia zgjedhin këtë mënyrë për t’u vaksinuar pasi në vendin e tyre përdoren vaksinat kineze.

“Vaksinat e aprovuara në SHBA janë Pfizer, Johnson&Johnson. Ne ende nuk i kemi këto vaksina në Indonezi. Kështu që, mendova me vete, pse të mos udhëtoja dhe të vaksinohesha në të njëjtën kohë?”, thotë Triyekti Suswati.

Por turizmi i vaksinave gjithashtu përballet me shqetësime etike, pasi jo të gjithë e kanë mundësinë.

“Kjo krijon pabarazi. Disa mund të jenë në gjendje ta bëjnë këtë këtë udhëtim, ndërsa të tjerët nuk do të jenë në gjendje”, thotë doktoreshë Lin Chen.

Deri më tani, OBSH nëpërmjet programit COVAX, ka shpërndarë të paktën 105 milionë doza në 135 vende me të ardhura të ulëta dhe mesatare./VOA





Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *