“Turizmi nuk ka kufi”/ Çfarë u diskutua në takimin e ministrit Blendi Klosi me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç








Turizmi mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor ishte fokusi i takimit mes ministrit Blendi Klosi dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç. Në një postim në “Facebook”, Klosi shkruan se turizmi s’ka kufi prandaj duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për ta zhvilluar turizmin në Ballkan.

klosi vucic

Sipas Klosit, bashkëpunimi mes Ballkanit është kushti që industria e turizmit të depërtojë në tregjet e lagëta dhe kjo arrihet duke mbështetur turistët e promovuar vendet tona.

“Turizmi s’ka kufi, e duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të rritur e konsoliduar destinacionin turistik të Ballkanit. Me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në pritjen e delegacionit shqiptar për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e turizmit, si një nga sektorët rajonal me më shumë potencial ekonomik. Bashkëpunimi mes vendeve të Rajonit, për ndërtimin dhe konsolidimin e ofertave të përbashkëta, mbetet kusht i depërtimit turistik në tregjet e largëta.

Diskutimi u përqendrua në mbështetjet e mundshme për turistët e rajonit, zhvillimin e fushatave promovuese të Shqipërisë në Serbi, nxitjen e festivaleve rinore në bregdetin tonë e të tjera tema për konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë. Turizmi, sikundër ka nënvizuar edhe më herët Kryeministri Edi Rama, është industria më lidhëse e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Klosi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *