Turkish Airlines për nga numri i fluturimeve para konkurrentëve evropianë

Kompania ajrore Turkish Airlines (THY) gjatë ditës së djeshme ka realizuar 657 fluturime, me çka ka regjistruar numër më të lartë të fluturimeve krahasuar me konkurrentët evropianë.

Në raportin e zyrës kompetente të organizatës ndërkombëtare Eurocontrol, e cila merret me menaxhimin e trafikut ajror në të gjithë Evropën, thuhet se THY ishte lider evropian në numrin e fluturimeve të realizuara gjatë ditës së djeshme, pasuar nga kompania ajrore Air France, e cila realizoi 401 fluturime.

Në vendin e tretë me 333 fluturime ishte kompania Wideroe, pasuar nga Pegasus që realizoi 309 fluturime. Kompania KLM realizoi 262 fluturime, ndërsa Lufthansa u rendit në pozitën e gjashtë me 236 fluturime.

Raporti i organizatës Eurocontrol thekson se në javët e fundit nuk ka ndryshime të mëdha në numrin e fluturimeve ditore, por shtoi se këtë vit janë fluturimet kanë shënuar ulje për 32 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 para shfaqjes së pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *