“Turp, na hapni rrugën!”/ Minatorë dhe pensionistë protestë para Kuvendit, përplasen me policinë

turp na hapni rrugen minatore dhe pensioniste proteste para kuvendit perplasen me policine
turp na hapni rrugen minatore dhe pensioniste proteste para kuvendit perplasen me policine

Teksa pritet që pas pak minutash të nisë seanca plenare, pensionistë dhe minatorë po protestojnë para Kuvendit. Ata kërkojnë njëzëri rritje të pensioneve, por edhe miratimin e statusit të minatorit.

Protestuesit pasi i kërkuan policisë që të hapte rrugën, janë konfrontuar me këtë të fundit.

“Na hapni rrugën. Mos na prekni me dorë”, dëgjohet teksa thotë një nga protestuesit. Ndërkohë një tjetër iu drejtohet forcave të policisë se; ‘turp të keni!’.
[embedded content]
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts