“Turp, na kanë përgjuar”/ Zbardhet debati me dyer të mbyllura në PD, Basha i përgjigjet Vokshit, Tabakut e Bozdos: S’mund të bëhemi këtu si në shkollë që t’ju mbledhim celularët






MARIGLEN KUME/ Pas dy orësh diskutime, kryesia e Partisë Demokratike miratoi dje në mënyrë unanime udhëzimin e propozuar nga numri dy i PD-së, Gazment Bardhi, për metodologjinë e analizës së rezultatit të zgjedhjeve.

basha-kryesia-pd

Në kryesi diskutimet ishin se kush do të bënte analizën e rezultatit për vetë drejtuesit politikë që u caktuan pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve.

Ndërsa si kryetari i PD-së, Lulzim Basha, por edhe anëtarë të tjerë të kryesisë, kërkuan që thellimi i analizës të fokusohej te masakra elektorale. Për këtë Basha kërkoi që për çdo seksion apo më gjerë të përmenden emrat se kush kanë qenë personat të cilët kanë influencuar në deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Gjatë diskutimeve, Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe Eno Bozdo ngritën shqetësimin për audiot e rrjedhura në media nga mbledhja e kaluar e cila ka qenë me dyer të mbyllura. Vokshi e quajti këtë përgjim, ndërsa kryedemokrati u përgjigj se “nuk mund të bëhemi këtu si në shkollë që t’ju mbledhim celularët”.

Pjesë nga debati

Albana Vokshi: Për procedurë, në mbledhjen e kaluar ka ndodhur një turp. Dikush ka regjistruar me audio diskutimet në kryesi dhe i ka shpërndarë për media. Dikush na ka përgjuar me audio në mbledhje. Është e papranueshme. S’mund të vendosen audio. Nuk duhet të bëhen fshehtazi. Ne nuk është se kemi frikë nga ato që diskutojmë, por duhet të jemi korrektë. Nëse zyra e shtypit e gjykon se mbledhja duhet të regjistrohet, le ta bëjnë, por nuk është normale që të jetë mbledhje me dyer të mbyllura dhe nga këtu të dalin audio.

Jorida Tabaku: Nuk është problem që diskutimet dalin, problemi është që ndryshohen e deformohen. Ndoshta duhet që zyra e shtypit të nisë një informacion se çfarë diskutoi secili dhe është më korrekte sesa të dalin të deformuara.

Enno Bozdo: Edhe unë jam dakord që nuk duhet të dalin audio nga mbledhja e kryesisë në një kohë që mbledhja caktohet me dyer të mbyllura.

Lulzim Basha: Këto nuk janë gjëra për t’u diskutuar në mbledhjen e kryesisë. Nuk mund të bëhemi këtu si në shkollë që t’ju mbledhim celularët e t’i vendosim diku dhe më pas t’i merrni mbrapsht kur të mbarojë mbledhja e kryesisë. Ju këtu jeni njerëz politikë dhe i gjykoni vetë se çfarë duhet të flisni e si duhet t’i flisni. Ndaj ta mbyllim këtu këtë diskutim.

VIJON…

DEBATIN E PLOTE E LEXONI NE VERSIONIN PRINT TE GAZETES PANORAMA

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *