“Turp t’ju vijë”/ Basha replika në Kuvend me Ballën dhe Nikollën: Seancën e nise duke shkelur rregulloren, je një manekinë që merr urdhra nga…





Debati për votimin e komisioneve parlamentare ka bërë që kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha të flasë me tone të ashpra në Kuvend.

Pasi mazhoranca miratoi propozimin e Taulant Ballës që votimi për komisionet të bëhet seancën e radhës, kreu i PD, iu drejtua kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla duke i thënë se po shkel rregulloren.

Votimi u shty per seancen e radhes, pasi deputetet e LSI nuk kishin asnje emer për tu perfaqesuar ne komisionet parlamentare.

Pas replikave, Basha dhe grupi parlamentar i PD u largua nga seanca, ndërsa mazhoranca dhe 4 deputetët e LSI qëndruan në sallë.

Debati i plotë

Balla: Une do ju kerkoj emocionet ti leme jashte kesaj salle

Basha: Mos bej dër dër

Balla: Nuk kam emocione fare, etika dhe rregullorja duhet te zbatohet

****

Balla: Zonja kryetare, propozimi është konkret dhe është në një linjë me propozimin e PD dhe të Vasilit. Sot është e domosdoshme caktimi i byrosë dhe i komisioneve. Jam i bindur që edhe kolegët e LSI që çështjen e pikës 5 të rendit të ditës për caktimin e përbërjes së komisionit të përhershme ta votojmë seancën që vjen. Kaq kisha unë.

Basha: E ke nisur ketë seancë duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që nuk duhet të ishte në këtë sallë trup të të vijë

Nikolla: Unë jam deputetë e Shqipërisë

Basha: Ti jem manikine që merr urdhra nga dikush që duhet të ishte në burg

Nikolla: Qetësuohu të lutem, etikën e deputetit

Basha: Me cfarë pushtet i ndryshon rendin e ditës ti? Ca kujton se është këtu?

Nikolla: Me pushtetin e votës

Basha: Turp të të vijë, e rrënon që ditën e para parlamentarizimin, por kështu është kur vendos një njeri si ty

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *