Turpi i radhës i FSHF-së, kthen ekipin kombëtar të të gjithë shqiptarëve në pronë private






Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të trajtojë në mënyrë të turpshëm ekipin kombëtar shqiptar të futbollit si pronë të saj private. Djemtë kuqezi, për të cilat pasqyrimi duhet të jetë sa më i plotë për të informuar shqiptarët ngado që janë, në mënyrë të turpshme u lejohen vetëm mediave të cilat ndjekin linjën e FSHF-së dhe atyre që e drejtojnë.

shulku duka nuri

“Panorama Sport”, media më e madhe sportive në vend, ka parë në mënyrë të paprecedent t’i refuzohet aksesi për të ndjekur drejtpërdrejt ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji. Gjithçka pa asnjë motivim, edhe pse nuk bëhet fjalë për një ndeshje zyrtare me “një fluks të jashtëzakonshëm mediash ndërkombëtare”, siç është bërë justifikimi i zakonshëm i këtij institucioni.

Një vendim selektiv, pasi me sa duket kuqezinjtë mund t’i ndjekin nga afër në tribunën e mediave vetëm të përzgjedhurit e FSHF-së, ata që mbrojnë një sistem drejtimi autokratik të institucionit të futbollit apo personazhe që nuk kanë lidhje me mediat sportive. Por është i ndaluar çdokush tjetër që ka synim për të pasqyruar të vërtetën ashtu siç është. E jo vetëm kaq, pasi akreditimi në ndeshje, përfshin edhe ato konferencat për shtyp që në FSHF i cilësojnë shpesh “të bezdisshme” për faktin e thjeshtë se lajkat dhe pyetjet aty nuk bëhen me porosi. Është e qartë se duke larguar median e lirë, FSHF kërkon të kontrollojë edhe këtë lloj informacioni që i serviret publikut, duke i fshehur atë që ndodh realisht në gjirin e ekipit kombëtar.

Kthimi i këtij të fundit në një pronë private për interesa personale, është padyshim skandali më i madh që ka prodhuar FSHF, duke kaluar ndoshta edhe ato të tjetërsimit të vazhdueshëm të fondeve të UEFA-s e FIFA-s që i ka përdorur sipas qejfit të saj pa i dhënë llogari askujt. Pasqyrimi i këtyre turpeve të njëpasnjëshme nga “Panorama Sport” është sipas institucionit të futbollit “faji” i medias më të madhe sportive në vend. Media e cila me, apo pa dëshirën e drejtuesve të përkohshëm të FSHF-së, do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e saj pa iu frikësuar këtyre shantazheve fëminore dhe qesharake. “Topi është i imi, penalltinë e gjuaj unë” nuk është përgjigja që presin sportdashësit, aq më tepër kur kështu nëpërkëmben disa ngjyra që janë shumë të shtrenjta për shqiptarët anembanë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.