Turqi, 339 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4,78 milionë, kurse numri i të vdekurve në 39.737, sipas Ministrisë së Shëndetësisë

Turqia raportoi 37 674 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 2 715 pacientë simptomatikë, dhe 339 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4,78 milionë, kurse numri i të vdekurve në 39.737, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithsej 43 253 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 4,25 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 3 581, treguan shifrat e fundit.

Mbi 46,99 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 278 108 gjatë ditës së kaluar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *