Turqi, Arrestohen 14 të dyshuar për lidhje terroriste me ISIS-in

ANKARA, – Forcat turke të sigurisë arrestuan 14 të dyshuar në Stamboll për lidhjet e tyre të pretenduara me grupin terrorist ISIS.

Arrestimet u kryen gjatë operacioneve antiterroriste mbi një sërë lokacionesh si pjesë e një hetimi ndaj grupit terrorist.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli ISIS-in grup terrorist.

Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si kundërpërgjigje, Turqia filloi operacione kundër terroristëve brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *