TURQI/ Lindita Nikolla viziton Qendrën ‘Sami Frashëri’ në Ankara









Gjatë qëndrimit në Turqi kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka vizituar Qendrën Kulturore Shqiptare “Sami Frashëri” në Ankara, e ngritur në vitin 2015, me mbështetjen ambasadës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Një kontribut të madh për zhvillimin e veprimtarive të Qendrës japin edhe studentët nga Shqipëria, Kosova dhe viset e tjera shqiptare që studiojnë në universitetet e Ankarasë.   Administratori  Serdarl Vardar e njohu Kryetaren Nikolla me përmbajtjen e dokumentacionit dhe veprimtaritë e Qendrës.

nikolla2

Nikolla dhe Kryetarja e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin e Turqisë, znj. Fatma Aksal vlerësuan veprimtarinë e Qendrës , si një vatër e dijes, historisë, kulturës, gjuhës dhe qytetërimit shqiptar dhe si një shprehje tjetër e miqësisë dhe e komunikimit midis dy popujve. Kryeparlamentarja premtoi gjithashtu se Kuvendi i Shqipërisë do të kontribuojë në pasurimin e dokumentacionit e materialeve dhe mbështetjen e veprimtarive të Qendrës.

nikolla3

Ato vizituan gjithashtu edhe qendrën e tregtimit të produkteve artizanale e artistike, për të ndihmuar gratë në nevojë, e cila mbështetet edhe nga deputetja Aksal.

nikolla4

Nikolla dhe Aksal e vlerësuan këtë nismë dhe nënvizuan nevojën e bashkëpunimit parlamentar dhe shkëmbimit të përvojave e programeve për të mbështetur gratë në nevojë dhe rritur pjesëmarrjen e grave në vendim-marrje dhe zhvillimin e shoqërisë.  Gjatë vizitës në Bibliotekën Kombëtare të Ankarasë, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u premtoi autoriteteve të Bibliotekës pasurimin prej Kuvendit të stendës së botimeve shqiptare.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *