Turqia arreston 34 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

turqia arreston 34 te dyshuar per lidhje me shtetin islamik

18:10 03/02/2024

Autoritetet turke arrestuan të shtunën 34 persona, të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, gjatë një operacioni të gjerë kundër grupit militant, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

Të gjithë të arrestuarit gjatë këtij operacioni janë shtetas të huaj të kërkuar nga Interpoli, i cili ka kërkuar arrestimin e tyre, tha Yerlikaya në rrjetin social X. Ai shtoi se policia turke gjithashtu ka konfiskuar disa armë të palicencuara.

Autoritetet turke i kanë shtuar operacionet kundër Shtetit Islamik, pasi dy pjesëtarë të këtij grupi vranë një person në një kishë në Stamboll gjatë një meshe javën e kaluar. Të premten, autoritetet turke arrestuan 25 të dyshuar në lidhje me sulmin kundër kishës.

Sipas ministrit turk të Drejtësisë, Yilmaz Tunc, në mesin e të arrestuarve janë edhe dy autorët e dyshuar, që paraprakisht ishin kapur nga policia. Ata besohet se kanë lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, tha Tunc përmes një postimi në X.

Të dyshuarit kryesorë janë shtetas të huaj, njëri nga Taxhikistani dhe tjetri nga Rusia, ka deklaruar më herët ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

Grupi militant, Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ai u krye në përgjigje të thirrjes së udhëheqësve të këtij grupi militant për të shënjestruar hebrenjtë dhe të krishterët. Autoritetet kanë thënë se sulmi mund të ishte edhe më vdekjeprurës, por autorëve u është bllokuar arma.

Shteti Islamik ka kryer një sërë sulmesh në mbarë Turqinë, përfshirë një më 2017 në një klub nate në Stamboll, kur u vranë 39 persona. Sipas ministrit Yerlikaya, që nga qershori i vitit 2023, autoritetet turke kanë arrestuar 2.086 të dyshuar se kanë lidhje me Shtetin Islamik./REL

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts