Turqia: Bisedimet, më produktivet deri më tani

16:39 29/03/2022

Ukraina do të miratojë statusin neutral në këmbim të garancive të sigurisë

Turqia, priti delagacionet ruse dhe ukrainase për të zhvilluar bisedimet e paqes të cilat kanë dhënë frytet e para. Për ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ky takim i parë ballë për ballë midis dy palëve ka sjellë një progres të dukshëm.

Gjatë bisedimeve të paqes Ukraina ka bërë të ditur se do të miratojë statusin neutral – një nga kërkesat kryesore të Rusisë, në këmbim të garancive të sigurisë.

Statusi neutral do të nënkuptonte se Ukraina nuk do të bashkohej me asnjë aleancë ushtarake, si NATO-ja, ose baza ushtarake. Polonia, Izraeli, Turqia dhe Kanadaja mund të jenë ndër garantuesit e mundshëm të sigurisë për Ukrainën. Ndërkohë ka reaguar edhe zëvendësministri rus i Mbrojtjes Aleksandër Fomin, i cili është pjesë e ekipit negociator në Stamboll. Ai bëri të ditur se Rusia ka marrë vendimin për të reduktuar në mënyrë drastike operacionet e saj ushtarake në zonat e Kievit dhe Chernihiv, me qëllim rritjen e besimit të ndërsjellë.

Tregjet reaguan pozitivisht pas këtyre lajmeve pasi aksionet në Europë janë rritur ndërsa çmimi i naftës bruto Brent ka rënë me mbi 6%.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.