Turqia dënon fuqishëm vendimin e Letonisë i cili cilëson ngjarjet e vitit 1915 si “gjenocid”

Turqia ka dënuar fuqishëm vendimin e miratuar në Parlamentin e Letonisë i cili ngjarjet e vitit 1915 i cilëson si “gjenocid” duke theksuar se ky vendim është një përpjekje e pavlerë në cilësinë e rishkrimit të historisë me motive politike.

Ministria e Jashtme turke ka bërë një deklaratë me shkrim rreth vendimit që Parlamenti i Letonisë ka marrë për çështjen e ngjarjeve 1915.

Vendimi i miratuar sot në Parlamentin e Letonisë dhe i cili ngjarjet e 1915 i cilëson si “gjenocid” është një përpjekje e pavlefshme thuhet në deklaratën në të cilën vihet theksi se “Refuzojmë dhe e dënojmë fuqishëm këtë vendim fatkeq dhe të paligjshëm”.

“Parlamentet nuk janë vende për shkrimin dhe gjykimin e historisë”, thuhet më tej në deklaratën ku lidhur me ngjarjet 1915 tërhiqet vëmendja se nuk ekziston asnjë nga kushtet e nevojshme për të përdorur shprehjen “gjenocid” të përcaktuar në ligjin ndërkombëtar.

Kjo përpjekje gjithashtu është në kundërshtim kryesisht edhe me dispozitat e Konventës së vitit 1948 mbi Parandalimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit si dhe vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vitin 2012 dhe 2015 të cilët shprehin hapur cilësinë e diskutueshme të ngjarjeve 1915.

Vendimi në fjalë gjithashtu është në kundërshtim dhe tregon një standard të dyfishtë në aspekt me deklaratën e bërë me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Letonisë lidhur me ngjarjet në historinë e saj ku thuhet se qasja e ndershme dhe e drejtë ndaj ngjarjeve historike është një parakusht i marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Ne e ftojmë Parlamentin e Letonisë që në vend që t’i shërbejë axhendës së disa qarqeve që përpiqen të nxjerrin armiqësi nga historia, të tërheq këtë hap të gabuar dhe të mbështesë përpjekjet për ndërtimin e bashkëjetesës në paqe në rajon kryesisht mes popullit turk dhe atij armen”, thuhet në deklaratë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *