Turqia dhe Izraeli do të rivendosin raportet e plota diplomatike

23:55 17/08/2022

Izraeli dhe Turqia do të rivendosin raportet e plota diplomatike dhe do të dërgojnë ambasadorët e tyre në shtetet përkatëse, për herë të parë pas shumë vitesh.

Kështu deklaroi më 17 gusht kryeministri në detyrë i Izraelit, Yair Lapid.

“Rivendosja e raportet me TurqinĂ« Ă«shtĂ« njĂ« aset i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r stabilitetin rajonal dhe njĂ« lajm shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m ekonomik pĂ«r qytetarĂ«t e Izraelit”, tha ai pĂ«rmes njĂ« deklarate zyrtare.

Ky vendim vjen pasi Lapid vizitoi Ankaranë në qershor, ku zhvilloi bisedime me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha në deklaratë.

Dikur aleatë të ngushtë, Turqia dhe Izraeli përkeqësuan raportet më 2010 pasi dhjetë shtetas së Turqisë u vranë kur marina izraelite sulmoi një anije që po dërgonte ndihma në Gaza.

Dy shtetet kanë pasur një përmirësim të raporteve më 2016, por që nga viti 2018, kur pati mosmarrëveshje për hapjen e Ambasadës amerikane në Jerusalem, të dy shtetet nuk kanë pasur ambasador në kryeqytetet e njëri-tjetrit.

Turqia nuk e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ambasada e saj gjendet në Tel Aviv.

“Edhe ne kemi vendosur qĂ« tĂ« emĂ«rojmĂ« ambasadorin tonĂ« nĂ« Izrael, Tel Aviv”, tha ministri i JashtĂ«m turk, Mevlut Cavusoglu, gjatĂ« njĂ« prononcimi pĂ«r gazetarĂ« nĂ« Ankara mĂ« 17 gusht.

Ai tha se ky vendim Ă«shtĂ« “njĂ« hap pozitiv”.

Por, Cavusoglu tha se Turqia do të vazhdojë të mbrojë kauzën palestineze.

“Siç e kemi thĂ«nĂ« gjithmonĂ«, ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« mbrojmĂ« tĂ« drejtat e palestinezĂ«ve”, tha ai.

Palestinezët duan që shteti i tyre i ardhshëm të krijohet në territoret që Izraeli mori në luftën e Lindjes së Mesme më 1967. Bisedimet për zgjidhjen e konfliktin izraelito-palestinez kanë ngecur që nga viti 2014./REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.