Turqia do të heqë shtetrrethimin

19:00 22/06/2021

Pritet lejimi i koncerteve dhe hapja e klubeve të natës në Francë

Turqia dhe Franca janë vendet e radhës që ecin me hapa të mëdhenj drejt heqjes së plotë të kufizimeve të pandemisë së koronavirusit. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan njoftoi se shtetrrethimi që nis nga ora 10 e darkës dhe bllokada e plotë gjatë të dielave, do të hiqet duke nisur nga 1 Korriku.

Ndërsa qeveria franceze vendosi lejimin sërish të grumbullimeve për koncerte, me pjesëmarrje të pakufizuar në ambiente të jashtme dhe deri në 70% të kapacitetit në ambiente të mbyllura, duke nisur nga 30 Qershori. Ndërsa më 9 Korrik hapen pas më shumë se 1 viti edhe klubet e natës.

Shifrat e pandemisë në pjesën më të madhe të Europës janë në nivele minimale. Por grupe të ndryshme ekspertësh paralajmërojnë të bëhet kujdes me lehtësimet pasi mutacioni indian mund të sjellë një valë të re infektimesh, ashtu si në Britani e Rusi.

OBSH këshillon të përshpejtohet vaksinimi për të frenuar përhapjen e këtij varianti. Këtë këshillë e ka marrë shumë seriozisht presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili kërcënoi me burg të gjithë ata që refuzojnë të vaksinohen.

Tv Klan















Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *