Turqia fajëson për shpërthimin militantët kurdë

turqia fajeson per shperthimin militantet kurde
turqia fajeson per shperthimin militantet kurde

08:38 14/11/2022

22 persona janë arrestuar si të dyshuar në ngjarje, urdhri për sulmin u dha nga një qytet në Sirinë veriore

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, fajësoi militantët kurdë për shpërthimin që vrau 6 persona dhe la të plagosur mbi 80 të tjerë rreth orës 16.20 të së dielës në rrugën e këmbësorëve në lagjen “Istiklal” në sheshin Taksim.

Sipas agjencisë “Reuters”, policia arrestoi 22 persona të dyshuar, duke përfshirë edhe personin që kishte vendosur bombën. Soylu deklaron se urdhri për sulmin në Avenue Istiklal të Stambollit u dha në Kobani, një qytet në Sirinë veriore, ku forcat turke kanë kryer operacione kundër milicisë kurde siriane në vitet e fundit.

Pamjet e publikuara në mediat ndërkombëtare tregojnë një grua, duke lënë një paketë poshtë një dyqani lulesh në Avenue Istiklal, një vend i populluar edhe nga shumë turistë.

Pesëdhjetë persona të cilët kishin marrë plagë të lehta dolën nga spitali pas sulmit të së dielës, i cili ngjalli shqetësime se Turqia mund të vihej në shënjestër të më shumë bombardimeve dhe sulmeve, si seria e sulmeve që pësoi nga mesi i vitit 2015 deri në 2017.

Qindra njerëz u larguan pas shpërthimit të së dielës, ndërsa ambulancat dhe policia u vendosën në dispozicion. Zona, në lagjen Beyoglu të qytetit më të madh të Turqisë, ishte e mbushur me njerëz si zakonisht në fundjavë me blerës, turistë dhe familjarë.

Pamjet video të siguruara nga Reuters treguan momentin e shpërthimit dhe njerëz të frikësuar të cilët largoheshin me vrap pas sulmit. Presidenti Erdogan i cili aktualisht ndodhet në Bali në kuadër të samitit të G20 siguroi qytetaret se  do te gjenden fajtorët dhe ata që qëndrojnë pas këtij sulmi të tmerrshëm.

Përpjekjet për të pushtuar Turqinë dhe kombin turk me terrorizëm nuk do të arrijnë qëllimin e tyre, u shpreh ai Stambolli ka qenë në shënjestër në të kaluarën nga militantët kurdë, islamikë dhe të majtë. 

Një degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin me dy bomba jashtë një stadiumi futbolli të Stambollit në dhjetor 2016 ku mbetën të vrarë 38 njerëz dhe u plagosën 155 të tjerë.

Sulmi është dënuar edhe nga disa vende, duke përfshirë Azerbajxhanin, Britaninë, Egjiptin, Greqinë, Italinë, Pakistanin dhe Ukrainën.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts