
Turqia ka administruar mbi 118, 2 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19 që nga fillimi i fushatës së vaksinimit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë mbi 55, 75 milionë njerëz kanë marrë dy doza, ndërsa mbi 49,5 milionë qytetarë janë vaksinuar plotësisht.
Ndërkohë Turqia po administron gjithashtu dozën e tretë përforcuese të vaksinës dhe deri më tani janë dhënë mbi 11, 6 milionë doza.
Ndërsa në 24 orët e fundit Ministria konfirmoi 23, 673 raste të reja dhe 217 viktima.
Sipas ministrit të Shëndetësisë Fahrettin Koca grupmosha mbi 60-vjeç përbën 15 % të të gjitha raste të virusit.
Ai gjithashtu theksoi se infeksionet tek fëmijët e grupmoshës 8-16 vjeç kanë rënë me 10 %.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al