Turqia kërkon nga Kanadaja të rishikojë embargon e mbrojtjes

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, në një bisedë telefonike me homologun e tij kanadez, Marc Garneau, ka kundërshtuar embargon e industrisë së mbrojtjes së Kanadasë duke i kërkuar këtij vendi të rishikojë politikën mbi këtë çështje.

Sipas burimeve diplomatike, Çavuşoğlu dhe Garneau diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe, me Turqinë e cila shprehu “shqetësimin” e saj për embargon.

Gjatë telefonatës, Çavuşoğlu po ashtu i bëri thirrje Kanadasë që të rishikojë kufizimet.

Tetorin e kaluar, Kanadaja pezulloi eksportet e disa produkteve të mbrojtjes në Turqi për akuzat se teknologjia e saj po përdorej në konfliktin e Malësisë së Karabakut.

Konflikti i Karabakut

Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike, Armenisë dhe Azerbajxhanit, kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Kur shpërthyen përplasjet e reja më 27 shtator të vitit 2020, ushtria armene nisi sulme mbi civilët dhe forcat azerbajxhanase, duke shkelur marrëveshjet e armëpushimit humanitar.

Gjatë konfliktit 44-ditor, Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra nga pushtimi gati tre-dekadësh, ndërkohë të paktën 2.802 ushtarë të saj u martirizuan.

Më 10 nëntor të vitit 2020, dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një rezolute gjithëpërfshirëse.

Më 11 janar, liderët e Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë nënshkruan një pakt për t’i zhvilluar lidhjet ekonomike dhe infrastrukturore, me qëllim për të përfituar i gjithë rajoni. Pakti përfshinte formimin e një grupi pune trepalësh mbi Malësinë e Karabakut.

Armëpushimi është konsideruar si fitore për Azerbajxhanin dhe humbje për Armeninë, forcat e të cilët u tërhoqën në kuadër të marrëveshjes.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *