Turqia mbështet integritetin e Ukrainës

09:45 12/04/2021

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje për shtendosjen e konfliktit në Ukrainë. Integriteti territorial i Ukrainës duhet të ruhet, tha Erdogan.

“Ne besojmë se kriza aktuale duhet të zgjidhet mbi bazën e respektimit të integritetit territorial të Ukrainës dhe të ligjit ndërkombëtar, duke përdorur metoda paqësore dhe diplomatike”, tha Erdogani në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky. Zelensky ishte për vizitë në Stamboll.

Lidhjet e Erdoganit me Ukrainën dhe Rusinë

Turqia dhe Ukraina mbajnë marrëdhënie të ngushta mes vete. Ankaraja dënoi fuqishëm aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014. “Ne si Turqi kemi mbrojtur fort integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ne kemi konfirmuar edhe një herë vendimin tonë në parim për të mos njohur okupimin e Krimesë”, tha Erdogan, i cili po ashtu ka lidhje të ngushta edhe me presidentin rus Vladimir Putin. Ankaraja është fuqia mbrojtëse tradicionale e pakicës tatare në Krime, të cilët përbëjnë rreth 10 përqind të popullsisë së Krimesë.

Türkei | Treffen Recep Tayyip Erdogan und Wolodymyr Selenskyj in Istanbul

Rusia ka okupuar gadishullin e Krimesë shtatë vite më parë pas një referendumi të diskutueshëm. Komuniteti ndërkombëtar vazhdon ta shohë Krimenë si pjesë të Ukrainës. BE dhe SHBA kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të këtij okupimi.

Drone nga Turqia

Takimi u përqendrua edhe tek zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Sipas Zelenskyj, të dy shtetet synojnë të bashkëpunojnë në sektorin e armëve dhe veçanërisht në ndërtimin e avionëve. Kievi tashmë ka marrë gjashtë dronë luftarakë turq të llojit Bayraktar. Të dy krerët e shteteve ranë dakord gjithashtu për të bërë më të lehtë udhëtimet midis dy vendeve.

Në planin ndërkombëtar, informacionet për tensionet e rritura në zonën e konfliktit dhe lëvizjet e trupave ruse drejt kufirit ukrainas kanë shkaktuar shqetësime të mëdha kohët e fundit. Pjesë të zonave Luhansk dhe Donetsk përgjatë kufirit rus kanë qenë nën kontrollin e rebelëve besnikë të Moskës që nga viti 2014. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 13.000 njerëz janë vrarë që nga ajo kohë. Vetëm nga fillimi i këtij viti, ka pasur rreth 50 të vrarë, pavarësisht armëpushimit aktual. Një plan i paqes po pritet prej vitit 2015. Marrëveshja e paqes në Minsk u negociua me ndihmën gjermano-franceze./DW

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *