Turqia ndërton mur në kufirin me Iranin

19:33 28/07/2021

Masë për të ndaluar hyrjen e emigrantëve afganë, monitorim edhe me drone inteligjentë

Këta janë qytetarë afganë. Po largohen nga vendi i tyre dhe kanë destinacion Turqinë. Thonë se po largohen duke kërkuar arsim më të mirë për fëmijët e tyre. Numri i emigrantëve afganë është rritur kohët e fundit. Ndaj autoritetet turke kanë nisur ndërtimin e një muri në kufirin me Iranin.

Kufiri po blindohet për të ndaluar kalimin e emigrantëve si dhe terroristëve. Bëhet fjalë për një mur 63 km të gjatë në qytetet Van, Agri dhe Hakkari. Ai është 3 metër i lartë i ndërtuar me blloqe betoni 7 tonë të rënda.

Kufiri nuk do të mbrohet vetëm me mur por edhe me rreth 2 mijë forca që do të qëndrojnë gjatë 24 orëve. Gjthashtu janë vendosur kulla elektro opitike si dhe do të ngrihen avionët inteligjentë me qëllim për të mos fluturuar zogu, thonë mediat turke. Ndërtimi i murit  do të përfundojë në muajin Nëntor.

Sipas të dhënave në vitin 2019 u ndaluan të hyjnë përmes këtij kufiri rreth 74.500 perosna  dhe mbi 5 mijë të tjerë u arrestuan.  Në 2020 më shumë se 127500 persona tentuan të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme ndërsa në 6 muajt e parë të këtij viti më shumë se 51 mijë persona tentuan të hyjnë në territorin turk.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *