Turqia në izolim për 17 ditë

23:40 01/05/2021

Nuk lejohet lëvizja e qytetarëve, mbyllen edhe xhamitë

Turqia është në karantinë të plotë. Deri në orën 5 të mëngjesit të datës 17 maj, ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe bizneset do të jenë të mbyllura.

Do të lejohen të lëvizin vetëm personat që e kanë të nevojshme ndërsa duhet aplikimi online. Nga kjo masë e re preken edhe xhamitë. Ndonëse jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, kjo ishte pamja që ofron sheshi Sulltan Ahmet në Stamboll.

Masat e reja anti Covid hunë në fuqi pas një situate të rëndë të pandemisë. Vetëm në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore njoftuan për rreth 32 mijë raste të reja dhe 394 viktima. Ky përkeqësim sipas ekspertëve ka ardhur edhe nga prania e variantit indian në vend.

Por epidemiologët janë të alarmuar nga mossensibilizimi i qytetarëve. Në orët e fundit para mbylljes totale, njerëzit u dyndën nëpër qendra tregtare dhe tregje.

Shumë të tjerë zgjodhën që të shkonin me pushime. Ky ishte trafiku në rrugën që të con në qytetin turistik të Bodrumit. Ekspertët presin një përmirësim të situatës pas 14 ditësh.

Klan News

Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *