Turqia në “luftë” me flakët

14:54 05/08/2021

Ende aktive disa vatra, zjarri rrezikon një termocentral

Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri me helikopterë dhe avionë, Turqia nuk po gjen qetësi. Vijon beteja me zjarret në ditën e 9-të.

Situata mbetet më serioze në Antalja. Forcat zjarrfikëse po përpiqen të shuajnë 2 vatra aktive në këtë zonë, njëra në Gyndogumush dhe tjetra në një masiv pyjor në Kizildag.

Gjatë ditës po punohet për neutrafilizimin e vatrave, por ato rindizen sërish në orët e natës ndihmuar edhe nga era e fortë që fryn në zonë.

Gjendja është problematike edhe në qytezën Marmaris. Flkat vijojnë të jenë aktive dhe shuarja e tyre është e vështirë. Për të disatën ditë forcat zjarrfikëse po punojnë për të fikur zjarrin.

Në këtë zonë u rrezikua edhe një termocentral që furnizon me energji shumë fshatra të zonës. Por falë ndërhyrjes së shpejtë nga ajri dhe toka dëme pati vetëm në hyrje të termocentralit.

Aktive mbeten edhe disa vatra në qytete të tjera ndërsa në lidhje me zjarret janë arrestuar disa persona. Autoritetet kanë premtuar se pas përfundimit të kësaj situate do të fillojë zëvendësimi i pemëve të djegura.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *