Turqia neutralizon 6 terroristë të dyshuar në Siri

ANKARA

Forcat e sigurisë turke neutralizuan gjashtë terroristë YPG/PKK në Sirinë veriore, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Terroristët u përpoqën të prishin paqen dhe sigurinë në zonën e operacionit “Burimi i Paqes”, njofoit ministria.

Që nga viti 2016, Turqia nisi disa operacione të suksesshme antiterroriste përgjatë kufirit me Sirinë, ndërsa synimi është parandalimi i formimit të korridorit terrorist me qëllim të mundësimit të mjedisit të sigurt për kthimin e banorëve. Bëhet fjalë për operacionet “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).

Gjatë fushatës terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cila është shpallur organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, në mesin e të cilëve gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *