Turqia, nga zjarret tek përmbytjet

18:10 12/08/2021

6 viktima nga reshjet e dendura në Veri të vendit

Pas zjarreve, Turqinë po e gjunjëzojnë përmbytjet. Këto pamje katastrofike janë filmuar në qytezën veriore Kastamonu, ku reshjet e dendura dhe përmbytjet i kanë marrë jetën 6 personave. Ujërat e rrëmbyer të lumit që përshkoi qytezën mori përpara çdo gjë që i doli para, përfshirë dhjetëra automjete.

Reshjet ishin aq të dendura sa shkaktuan edhe rrëshqitje të tokës në qytezën e Sinopit, buzë Detit të Zi, duke rrënuar edhe ndërtesa.

Ekipet e emergjencës po punojnë intensivisht për t’u ardhur në ndihmë banorëve, ndërsa janë vënë në kërkim të disa të zhdukurve.

Autoritetet lokale thonë se katastrofë të tillë nuk kishin parë ndonjëherë në këto zona. Parashikohet që ardhja e sezonit të shirave të shpeshtojë këto katastrofa, të nxitura nga ngrohja globale.

Tv Klan


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *